Ky është mesazhi i fuqishëm i Prince Boateng kundër racizmit

Ky është mesazhi i fuqishëm i Prince Boateng kundër racizmit

Kevin-Prince Boateng e ka dhënë një mesazh të fuqishëm kundër racizmit, duke iu bërë thirrje futbollistëve për të marrë qëndrim, sepse beson se shumë prej tyre kanë frikë ta bëjnë një gjë të tillë. Boateng e kishte braktisur fushën në shenjë proteste kur e kishin abuzuar në baza raciste gjatë një ndeshje miqësore për Milanin […]

Kevin-Prince Boateng e ka dhënë një mesazh të fuqishëm kundër racizmit, duke iu bërë thirrje futbollistëve për të marrë qëndrim, sepse beson se shumë prej tyre kanë frikë ta bëjnë një gjë të tillë.

Boateng e kishte braktisur fushën në shenjë proteste kur e kishin abuzuar në baza raciste gjatë një ndeshje miqësore për Milanin në Itali në vitin 2013, dhe që prej atëherë ka qenë shumë i zëshëm në luftë kundër racizmit në sport.

Ish-futbollisti i Barcelonës, që tani luan te Fiorentina në Serie A, e ka rinuar zotimin për t’i prirë luftës kundër racizmit, pasi George Floyd, një afro-amerikan 46-vjeçar, vdiq pasi një polic i bardhë e shtypi me gju në qafë për disa minuta në Minneapolis të SHBA-së më 25 maj.

Vrasja e Floyd ka nxitur protesta të ashpra në SHBA dhe nëpër botë, përfshirë në Britani të Madhe, Gjermani, Zelandë të Re, Francë dhe Danimarkë.

Në një intervistë për Sky Sports pas protestave, Boateng ka thënë: “Shoqëria duhet të jetë proaktive jo reaktive. Disa lojtarë kanë frikë të flasin. Racizmi duhet të mësohet në shkolla.”

I pyetur si e ka përjetuar vdekjen e Floyd, ai shtoi: “Është një situatë e vështirë. Përveç se jam i trishtuar, jam edhe i zemëruar. Të dhemb kur duhet gjithmonë të kthehesh te ndjesia e njëjtë. Po e kam shumë të vështirë tani”.

I pyetur se si po e trajton futbolli këtë çështje, Boateng nënvizoi: “Çfarë po bën futbolli në përgjithësi? Jo shumë. Një reklamë në TV apo një baner kur ekipet futen në fushë nuk mjaftojnë. Është vonë tashmë, por kurrë nuk është tepër vonë. Duhet thjesht të zgjohemi nga gjumi”.

Në lidhje me momentin e vitit 2013 kur u abuzua vetë, Boateng theksoi: “Nuk jam qyqar më. Ai ishte momenti kur u ngopa, u bë mjaft. U ndjeva i trishtuar, i zemëruar, e urreja botën. Desha t’i tregoj botës se nuk do t’i lë ata të ma bëjnë këtë më. Pas asaj që e përjetova, pas gjithë atij flijimi. Nuk do të më gjykoni për shkak të lëkurës sime”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova