Kur Park Ji-sung e mbajti në xhep të vogël Andrea Pirlon për 180 minuta, masterklas i markimit

Kur Manchester Unitedi u ndesh me Milanin në Champions League më 2010, Sir Alex Ferguson përpiloi një plan fantastik për ta ndalur Andrea Pirlon. Ai plan ishte Park Ji-sung, transmeton Periskopi. “Puna jote sot nuk është të mendosh për prekje të topit, nuk ka të bëjë me pasime, puna jote është Pirlo. Kjo është e […]
Ai plan ishte Park Ji-sung, transmeton Periskopi.
“Puna jote sot nuk është të mendosh për prekje të topit, nuk ka të bëjë me pasime, puna jote është Pirlo. Kjo është e gjitha: Pirlo,” i tha Ferguson atij para ndeshjes.

Dhe jug-koreani e kreu punën me sukses të jashtëzakonshëm.
Kudo që shkoi Pirlo përgjatë dy ndeshjeve, Park e ndoqi.
Park do ta ndiqte italianin, me gjasë, edhe nëse ai do të shkonte në tualet.
“Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultat të përgjithshëm 7-2, dhe një video e Park duke neutralizuar Pirlon në të dy ndeshjet tregon pse për këto paraqitje të tij flitet edhe sot. /Periskopi.com/












