Kur brendet luftojnë për reputacion: Sulmuesi me mbiemrin McDonald vendos emrin ‘Burger King’ prapa fanellës

Futbolli është duke u kthyer gradualisht në fushë, kudo në botë, pas pandemisë së Koronavirus e nga Kosta Rika mbërrin një histori shumë interesante dhe qa nuk mund të të lërë pa buzëqeshur, edhe pse qëllimet janë krejtësisht komerciale. Sulmuesi i Alajuelense, Jonathan McDonald, është futur në fushë, në ndeshjen kundër Deportivo Saprissa me një […]
Futbolli është duke u kthyer gradualisht në fushë, kudo në botë, pas pandemisë së Koronavirus e nga Kosta Rika mbërrin një histori shumë interesante dhe qa nuk mund të të lërë pa buzëqeshur, edhe pse qëllimet janë krejtësisht komerciale.
Sulmuesi i Alajuelense, Jonathan McDonald, është futur në fushë, në ndeshjen kundër Deportivo Saprissa me një emër të ri mbi fanellë: “Burger King”. Arsyeja e ndryshimit të mbiemrit është vetëm komercial.
Një inisiativë shumë e gjetur, që u bë shpejt virale, duke i shtuar një kapitull të ri betejës komerciale mes dy kolosëve të hamburgerave. /Periskopi.com/












