Kumbulla shkakton përplasje tek Interi, Conte nuk e do shqiptarin

Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, e ka ende të paqartë të ardhmen e tij. Ai do të largohet në verë, por nuk e ka përcaktuar klubin e ri se ku do të luajë. Lufta e fortë është mes Interit, Juventusit dhe Lazios. Drejtori Igli Tare e do me patjetër shqiptarin, ndërsa dhe drejtuesit zikaltër e […]
Lufta e fortë është mes Interit, Juventusit dhe Lazios. Drejtori Igli Tare e do me patjetër shqiptarin, ndërsa dhe drejtuesit zikaltër e kërkojnë me ngulm.
Ekipi zikaltër ka një problem, pasi Beppe Marotta e do në ekip, por trajneri Antonio Conte do futbollistin e Tottenhamit, Jan Vertonghen. Ky i fundit del si futbollist i lirë dhe Conte është më i prirur t’i besojë eksperiencës së tij.












