Kroos: Pjesa e dytë e finales së Cardiff-it, më e mira ndonjëherë

Allegri shkoi përsëri në finale e Champions-it, si trajner i Juventusit, por edhe shansi i tij i dytë nuk shkoi siç e priste. Ai humbi kundër Realit të Toni Kroos. Lojtari gjerman ruan një kujtim të veçantë të asaj ndeshjeje. Me rastin e përvjetorit të finales së Cardiff-it, Kroos foli për rezultatin 4-1, me të […]
Allegri shkoi përsëri në finale e Champions-it, si trajner i Juventusit, por edhe shansi i tij i dytë nuk shkoi siç e priste. Ai humbi kundër Realit të Toni Kroos. Lojtari gjerman ruan një kujtim të veçantë të asaj ndeshjeje. Me rastin e përvjetorit të finales së Cardiff-it, Kroos foli për rezultatin 4-1, me të cilin Real Madridi arriti të triumfonte edhe një herë tjetër në Ligën e Kampionëve, falë një shfaqjeje të shkëlqyer kolektive, në të cilën Cristiano Ronaldo ishte padyshim protagonisti kryesor.
Sipas mesfushorit gjerman, ato 45 minuta të dyta kundër Juventusit janë më të mirat, që ka provuar në karrierë: “Unë kam vetëm kujtime të mira nga karriera, por ndoshta kemi luajtur pjesën e dytë më të mirë ndonjëherë kundër Juventusit, në finale e Cardiff-it”.
Të bardhët kaluan në epërsi me CR7, në minutën e 20-të, por u barazuan nga goli fantastik i Mandzukic, para se gjithçka të ndryshonte në pjesën e dytë. Së pari Casemiro, pastaj Cristiano Ronaldo dhe në fund 4-1 i vulosur nga Asensio, për ta bërë pjesën e dytë të kësaj finaleje të paharrueshme për tifozët e “Los Blancos” dhe një makth për ata të Juventusit.
Për Real Madridin, deri tani skuadra me më shumë trofe në historinë e Champions-it, sezoni do të rifillojë në javët e ardhshme dhe mund të jetë përsëri i lavdishëm. Kroos dhe shokët e tij do të luajnë ndeshjen e kthimit të 1/8 finale kundër Manchester City, më pas do të përpiqen të kapin finalen.












