Kjo komunë e Kosovës merr vendim përfundimtar në lidhje me organizimin e dasmave

Kjo komunë e Kosovës merr vendim përfundimtar në lidhje me organizimin e dasmave

Organizmi i dasmave dhe ahengjeve tjera në lokalet hoteliere në Malishevë ende nuk është i lejuar, prandaj ju bëhet thirrje publike lokaleve hoteliere, që të mos lejojnë organizimin e dasmave apo ahengjeve në lokalet e tyre.Këtë thirrje, pronarëve të lokaleve hoteliere, ju ka bërë sot, Inspektorati Komunal në Malishevë, duke kërkuar nga pronarët e këtyre […]

Organizmi i dasmave dhe ahengjeve tjera në lokalet hoteliere në Malishevë ende nuk është i lejuar, prandaj ju bëhet thirrje publike lokaleve hoteliere, që të mos lejojnë organizimin e dasmave apo ahengjeve në lokalet e tyre.Këtë thirrje, pronarëve të lokaleve hoteliere, ju ka bërë sot, Inspektorati Komunal në Malishevë, duke kërkuar nga pronarët e këtyre lokaleve, që të respektojnë vendimet dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse për shëndetësi.

Për këtë problematikë, drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, Dibran Kastrati, edhe njëherë ka sqaruar opinion e gjerë dhe pronarët e lokaleve, se organizimi i dasmave dhe ahengjeve nuk lejohet, pasi institucionet përgjegjëse shëndetësore, i kanë ndaluar, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, dhe kjo është një prej masave për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Ne si inspektorat jemi të detyruar të veprojmë për zbatimin e këtyre masave, prandaj, të bëjmë edhe pak durim në tejkalimin e kësaj situate pandemike me virusin korona dhe të mos bëhemi shkaktar të përhapjes eventuale të virusit. Në komunën tonë, ka kohë që është një situatë stabile dhe nuk kemi raste aktive me COVID-19, dhe kjo është meritë e përbashkët e qytetarëve dhe institucioneve që janë të angazhuar në menaxhimin e situatës me COVID-19, si dhe në parandalimin e përhapjes së virusit, dhe për këtë ne duhet të tregojmë ende kujdes”, ka thënë drejtori Kastrati, transmeton Telegrafi.

“Gjatë kësaj fundjave kemi pasur raste të tentimit të organizimit të dasmave dhe ahengjeve tjera, dhe për këtë qëllim, së bashku edhe me Policinë e Kosovës, jemi detyruar të ndërhyjmë në ndërprerjen e tyre. Edhe njëherë apelojmë tek pronarët e lokaleve hoteliere, por edhe tek qytetarët, që të vazhdohet me zbatimin në përpikëri të masave dhe vendimeve qeveritare, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve”, ka bërë thirrje drejtori Kastrati.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik