Kina e quan Amerikën “të varur nga largimet” pas largimit nga OBSh-ja

Një zyrtar kinez ka thënë se ShBA-të janë “të varura nga heqja dorë” pas vendimit të Donald Trumpit për ta larguar vendin e tij nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh). Zhao Lijian, zëdhënësi i ministrit të jashtëm të Kinës, akuzoi Washingtonin se po luante lojëra pushteti pasi u largua nga OBSh-ja – pavarësisht thirrjeve nga […]
Zhao Lijian, zëdhënësi i ministrit të jashtëm të Kinës, akuzoi Washingtonin se po luante lojëra pushteti pasi u largua nga OBSh-ja – pavarësisht thirrjeve nga komuniteti ndërkombëtar që ShBA-ja të mbetej pjesë e kësaj organizate.
Zhao Lijian i tha reporterëve gjat ënjë konference për media se komuniteti ndërkombëtar nuk pajtohej me ShBA-të, dhe se kjo sjellje ishte vetjake nga ana e tyre, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Tensionet mes dy vendeve vazhdojnë të rriten, dhe Zhao Lijian tha se përpjekjet e ShBA-ve për të dëmtuar interesat e Kinës do të hasnin në aksione të forta pasi që Pekini do të mbronte sigurinë dhe do të zhvillonte interesat e saj me vendosmëri.
Kjo deklaratë vjen pasi Washingtoni kishte njoftuar që do t’i jepte fund marrëveshjeve speciale tregtare me Hong Kongun për shkak të ligjeve të imponuara nga Kina mbi këtë territor në javën e kaluar. /Periskopi












