Këto janë fjalët e ish-gjyqtarit të UEFA-s për golin spektakolar të Januzajt kundër Real Madridit, që u anulua nga VAR

Këto janë fjalët e ish-gjyqtarit të UEFA-s për golin spektakolar të Januzajt kundër Real Madridit, që u anulua nga VAR

Adnan Januzajt mbrëmë iu anulua një gol fantastik kundër Real Madridit.Mundësia që bashkëlojtari i Januzajt, Mikel Merino ka mundur t’ia bllokojë pamjen portierit të Real Madridit, Thibaut Courtois, ka bërë që gjyqtari i ndeshjes, Xavier Estrada, pas konsultimit të gjatë me VAR-in, t’ia anulojë këtë gol shqiptarit. Kjo ka shkaktuar jo vetëm nervozizëm te tifozët […]

Adnan Januzajt mbrëmë iu anulua një gol fantastik kundër Real Madridit.Mundësia që bashkëlojtari i Januzajt, Mikel Merino ka mundur t’ia bllokojë pamjen portierit të Real Madridit, Thibaut Courtois, ka bërë që gjyqtari i ndeshjes, Xavier Estrada, pas konsultimit të gjatë me VAR-in, t’ia anulojë këtë gol shqiptarit.

Kjo ka shkaktuar jo vetëm nervozizëm te tifozët e Sociedadit, por ka ngjallur diskutime edhe në rrafsh më të lartë.

Ish-gjyqtari i UEFA-s tani analist, Iturralde Gonzalez, ka pohuar se goli i Januzajt ishte i rregullt, duke qenë se, si pas tij, shkalla e pengesës së lojtarit me portierin vlerësohet nga largësia në mes tij dhe portierit, dhe nëse futbollisti lëviz për t’ia bllokuar pamjen portierit apo shmanget nga rruga e lëvizjes së topit.

“Pengesa në një rast si ky është më shumë çështje subjektive sesa faktike dhe personalisht mendoj se nuk është dashur të jepet pozitë jashtë loje, sidomos kur kihet parasysh se lojtari është jashtë gjashtëmetrshit dhe së paku 5.5 metra larg portierit”, ka deklaruar ish-gjyqtari.Ndeshja përfundoi 1:2 në favor të kryeqytetasve, duke bërë që goli i Januzajt të diskutohet edhe më shumë, për faktin se mund të kishte qenë vendimtar për rrjedhën e ndeshjes.

https://www.youtube.com/watch?v=Ghegb1T1BTE&feature=emb_title

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova