Kë e ndihmon gabimi katastrofal i djeshëm në Premier Ligë?

Kë e ndihmon gabimi katastrofal i djeshëm në Premier Ligë?

Në ndeshjen e parë të rifillimit të Premier Ligës së Anglisë ka ndodhur një gabim absolutisht tmerrues ku u dëmtua rëndë Sheffield United-i i Chris Wilderit. Portieri i Aston Villas Orjan Nyland në minutën e 42 e kapi topin keq dhe e futi qartas brenda kornizës së portës, por gjyqtari Michael Oliver nuk dha sinjalin […]

Portieri i Aston Villas Orjan Nyland në minutën e 42 e kapi topin keq dhe e futi qartas brenda kornizës së portës, por gjyqtari Michael Oliver nuk dha sinjalin se goli ishte shënuar. Ai bëri me gisht kah ora e dorës që kishte Teknologjinë e Vijës së Portës që automatikisht i tregonte kur topi e kalonte vijën.

Sipas asaj ore, topi nuk e kishte kaluar vijën. Ndeshja përfundoi 0-0 dhe Sheffield United mori vetëm 1 pikë dhe jo 3 sa i takonin, shkruan Periskopi.

Teknologjia në fjalë ka kërkuar falje për skandalin, duke thënë se ndodh vetëm një herë në nëntë mijë raste.

As sistemi i VAR-it nuk ka ndërhyrë, ndërsa as referi anësor nuk e ka parë topin brenda portës.

Por, kush përfitoi nga ky ‘dështim teknologjik’?

Nëse do të fitonte, Sheffield United do të shkonte në kuotën e 46 pikëve me gjasa reale për Europa League e madje edhe për vendin e katërt që çon në Champions League.

Ekipi modest i Chris Wilder është befasia më e këndshme e këtij sezoni në Premier Ligë, pasi vetëm vitin e kaluar ishte në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Nga ky gabim pa dyshim ka përfituar Chelsea që mbetet në vend të katërt me katër pikë më shumë se Sheffield United. United po ashtu mbeti një pikë përpara. Ndërkohë që ekipet e tjera të mëdha si Tottenham Hotspur dhe Arsenal mbetën vetëm 3 dhe respektivisht katër pikë larg “The Blades”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova