Kaos në Gjermani, koronavirusi shpërthen në vendin ku u planifikua të luhen ndeshjet e Europa League

Gjermania është në emergjencë për shkak të shpërthimit të një vatre Covid-19 në Tonnies, thertorja më e madhe e Europës e lokalizuar në Guetersloh, në Landin e Nordrenit-Vestfali: të paktën 1 mijë të infektuar të rinj janë verifikuar. Lajm ky që ngjall jo pak frikë në gjithë vendin dhe rrezikon të ketë pasoja edhe sa […]
Gjermania është në emergjencë për shkak të shpërthimit të një vatre Covid-19 në Tonnies, thertorja më e madhe e Europës e lokalizuar në Guetersloh, në Landin e Nordrenit-Vestfali: të paktën 1 mijë të infektuar të rinj janë verifikuar.

Lajm ky që ngjall jo pak frikë në gjithë vendin dhe rrezikon të ketë pasoja edhe sa i përket futbollit europian, pasi në atë rajon, në muajin gusht, janë parashikuar të luhen ndeshjet e Europa League.

Ministri gjerman i Landit, Armin Laschet, nuk ka përjashtuar mundësinë që të mbyllet apo izolohet kjo krahinë dhe të rikthehet karantina: vendim ky që do të përfshite edhe selitë e caktuara për ndeshjet e Europa League.












