Hoti me bashkëpunëtorët e ngushtë në Washington, temë çështjet ekonomike

Hoti me bashkëpunëtorët e ngushtë në Washington, temë çështjet ekonomike

Një takim i nivelit të lartë pritet të mbahet më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, ku në prezencën e përfaqësuesve amerikanë, do të përballen palët nga Prishtina e Beogradi zyrtar. Siç bëri të ditur Richard Grenell, emisar special për dialogun – ky takim i të të dyja palëve, do të ketë temë çështjet me […]

Një takim i nivelit të lartë pritet të mbahet më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, ku në prezencën e përfaqësuesve amerikanë, do të përballen palët nga Prishtina e Beogradi zyrtar.

Siç bëri të ditur Richard Grenell, emisar special për dialogun – ky takim i të të dyja palëve, do të ketë temë çështjet me karakter ekonomik.

Në takimin i cili konsiderohet historik mes të të dyja palëve, Kosovën do ta përfaqësojë Presidenti vendit Hashim Thaçi si dhe Kryeministri Avdullah Hoti.

Për këtë diskutim i cili është paraparë të mbahet në Washington, Kryeministri Hoti ende nuk ka caktuar me kë pritet të udhëtojë për në Shtëpinë e Bardhë.

”Ende nuk ka emra, por do të jenë kryesisht bashkëpunëtorë të tij të ngushtë, nuk do jetë staf i gjerë”, ka thënë për klankosova.tv, Xhavit Beqiri nga Kabineti i Kryeministrit.

I pyetur rreth kornizës së diskutimit me të cilët do të paraqitet pala kosovare përballë asaj serbe në takimin e 27 qershorit, nga Qeveria bënë të ditur që temat do të jenë ato për të cilat ka deklaruar Kryeministri Hoti.

”Po temat do jenë ato që ka përmendur Kryeministri Hoti në konferenca, kryesisht do jenë për çështje ekonomike”, ka shtuar Beqiri.

Kryeministri Hoti ditë më parë deklaroi që në Washington do të nis procesi i dialogut për njohje reciproke mes të dyja vendeve.

”Ne shkojmë në këtë takim me qëndrim të qartë të shtetit të Kosovës për të filluar dialogun për njohje reciproke”.

”Ky nuk është dialog për normalizim të marrëdhënieve, normalizimi i marrëdhënieve do të jetë derivat i njohjes reciproke në mes dy vendeve”, ishte shprehur Hoti.

Për këtë takim ditë më parë foli edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ndërsa tha se Kosova është e gatshme për të nisur dialogun, njofton Klan Kosova.

Grenell gjithashtu ka thënë që takimi në Shtëpinë e Bardhë është rast që t’i hapen dyert zhvillimit ekonomik dhe investimeve dhe se shpreson që krerët e Kosovës dhe të Serbisë do ta shfrytëzojnë këtë rast për kthim në dialog.

Vet Grenell, më 15 qershor, përmes një shkrimi në Twitter, ka porositur që në qoftë se ndonjëra palë do të jetë e pakënqur me bisedimet e 27 qershorit, ”gjithçka mund të kthehet në status quo, pas largimit nga Washingtoni”.

Të ngjashme
Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten