Guardiola reagon fuqishëm kundër racizmit – por ja çka kishte thënë për Carlosin pas një ‘El Clasico’ më 1997

Guardiola reagon fuqishëm kundër racizmit – por ja çka kishte thënë për Carlosin pas një ‘El Clasico’ më 1997

Pozicionimi i qartë kundër racizmit nga ana e Pep Guardiola janë dëgjuar jo pa polemika në Spanjë. Tekniku i Manchester City, duke folur për inisiativat e Premier League në mbështetje të lëvizjes ‘Black Lives Matter’, nuk kishte përdorur xhentilesë fjalësh për të thënë si e mendon: “Të bardhët duhet të kërkojnë ndjesë për mënyrën si […]

Tekniku i Manchester City, duke folur për inisiativat e Premier League në mbështetje të lëvizjes ‘Black Lives Matter’, nuk kishte përdorur xhentilesë fjalësh për të thënë si e mendon:

“Të bardhët duhet të kërkojnë ndjesë për mënyrën si i kanë trajtuar personat me ngjyrë në 400 vitet e fundit, më vjen turp nga ajo që të bardhët kanë bërë”.

Tifozët e media spanjolle, sidomos ata historikisht më pranë Real Madrid, kanë gjetur rastin për ti kujtuar katalanasit një episod të disa viteve më parë, kur pas një ‘Clasico’ sulmoi Roberto Carlos që ishte ankuar për koret raciste ndaj tij nga ana e tifozëve të Barças.

Cështja i përket 1997: në përfundim të një ndeshje mbrojtësi Brazilian denoncoi fyerjet që i erdhën nga shkallët e Camp Nou, duke shkaktuar reagimin e mesfushorit blaugrana.

“Ky zotëria flet shumë”, sulmoi Guardiola duke theksuar se si Roberto Carlos kishte pak muaj në Spanjë e për kaq nuk mund të akuzonte për racizëm katalanasit.

Tani që pozicioni i Pep duket i ndryshuar, të shumtë ishin ata që i kujtuan këtë kontradiktë. Madje edhe një ish-koleg si Santiago Canizares, i intervistuar nga Marca, e evidentoi:

“Kur ishim në kombëtare flitej për politikë e Pep ishte i moderuar – ka thënë ai – Nuk e di sa ka ndryshuar në këtë aspekt. Më vjen keq kur e dëgjoj që flet kështu për Spanjën”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova