Goditet përsëri Premierliga: Paraqitet edhe një rast i ri me koronavirus

Një rast me COVID-19 është konfirmuar në Premierligë nga 1541 testet e fundit që janë bërë të hënën dhe të martën. Lojtari ose anëtari i stafit i cili ka dalë pozitiv në COVID-19, do të vetë izolohet për një periudhë prej shtatë ditësh. Kjo nënkupton që i infektuari nuk do të paraqitet në raundin e […]
Një rast me COVID-19 është konfirmuar në Premierligë nga 1541 testet e fundit që janë bërë të hënën dhe të martën.
Lojtari ose anëtari i stafit i cili ka dalë pozitiv në COVID-19, do të vetë izolohet për një periudhë prej shtatë ditësh.
Kjo nënkupton që i infektuari nuk do të paraqitet në raundin e radhës të ndeshjeve të Premierligës që fillon ditën e premte.
Emri i anëtarit ose futbollistit nuk është bërë i ditur, e po ashtu edhe emri i skuadrës që nga vijë i infektuari.
Premierliga zyrtarisht është rikthyer ditën e mërkurë, me Aston Villan që barazoi 0-0 me Sheffield United dhe Manchester Cityn që mposhti 3:0 Arsenalin.












