Feneri në formë të tmerrshme, në Turqi e fajësojne Vedat Muriqin: Ja çka shkruajnë mediat turke

Feneri në formë të tmerrshme, në Turqi e fajësojne Vedat Muriqin: Ja çka shkruajnë mediat turke

Mediat turke nuk janë përmbajtur në kritika të ashpra ndaj sulmuesit kosovar të Fenerbahçes, Vedat Muriqi, i cili i ka shënuar vetëm dy gola në nëntë ndeshjet e fundit, duke e akuzuar se në pjesën e dytë të sezonit nuk po e tregon formën e lartë si në pjesën e parë. Fenerbahce u mposht 2:0 […]

Fenerbahce u mposht 2:0 nga Kasimpasa në fundjavë, që nënkupton shpresat për titull apo kualifikim në Ligën e Kampionëve i janë shuar tashmë.

Gjiganti turk po kalon nëpër vështirësi të mëdha, pasi e ka fituar vetëm njërën nga pesë ndeshjet e fundit, duke u mposhtur dy herë, dhe tani ngel në pozitën e shtatë me 13 pikë larg një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe shtatë pikë larg Ligës së Evropës, pesë javë para përfundimit të kampionatit.

Për më tepër, forma e Fenerit në udhëtim ka qenë e tmerrshme dhe ka ndikuar direkt në renditjen tabelore në Superligën e Turqisë.

Nuk di për fitore si mysafire që prej janarit, ndërsa edhe nuk ka shënuar gol në dy ndeshjet e fundit.

Për këtë, mediat turke e fajësojnë edhe sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, i cili e ngriti standardin me paraqitjet e tij mbresëlënëse në pjesën e parë të sezonit në ligën elitare turke.

Në nëntë ndeshjet e fundit në ligë, 25-vjeçari i ka shënuar vetëm dy gola, njërën prej të cilave nga penalltia.

Këto shifra janë zhgënjyese për kosovarin, nëse i shikojmë statistikat e tij në fillim të sezoni. Në 19 ndeshjet e para, Muriqi i kishte shënuar plot 12 gola.

Muriqi ka qenë vazhdimisht i përfolur në tregun e futbollistëve që prej janarit, si njëri prej sulmuesve më të kërkuar, me Tottenhamin e Jose Mourinhos dhe Lazion në Serie A si ky klubet më të interesuara për të.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova