FC Prishtina vazhdon shkëlqimin, mposht me rezultat të thellë Dukagjinin

FC Prishtina ka ruajtur kreun me Dritën në renditjen tabelare në Superligën e Kosovës, duke shënuar fitore të thellë 4:1 ndaj Dukagjinit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, të shtunën pasdite. Fillimi i ndeshjes nuk ishte i lehtë për kryeqytetasit, me Dukagjinin që mbahej mirë. Në minutën e 30′, Otto John me kokë kaloi në epërsi 1:0 […]
FC Prishtina ka ruajtur kreun me Dritën në renditjen tabelare në Superligën e Kosovës, duke shënuar fitore të thellë 4:1 ndaj Dukagjinit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, të shtunën pasdite.
Fillimi i ndeshjes nuk ishte i lehtë për kryeqytetasit, me Dukagjinin që mbahej mirë.
Në minutën e 30′, Otto John me kokë kaloi në epërsi 1:0 FC Prishtinën, por mysafirët nga Klina reaguan duke barazuar në 1:1 rezultatin në minutën e 43, përmes sulmuesit Altin Merlaku, shkruan lajmi.net.
Në pjesën e dytë, Prishtina rriti presionin ndaj Dukagjinit, dhe arriti të shënonte edhe tre gola të tjerë.
Ahemd Januzi fillimisht në minutën e 68’, riktheu epërsinë e Prishtinës, para se Meriton Korenica në minutën e 85’, të shënonte për 3:1.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Kreshnik Uka, me një gol të bukur të realizuar në minutën e 88’.
Me këtë fitore, FC Prishtina numëron 50 pikë, dy më pak se liderët e Dritës.












