Edhe Michael Jordan reagon për vrasjen e Floyd: ‘Jam tepër i prekur dhe i nervozuar’

Edhe Michael Jordan reagon për vrasjen e Floyd: ‘Jam tepër i prekur dhe i nervozuar’

Legjenda e basketbollit, Michael Jordan ka reaguar ashpër pas vrasjes skandaloze të George Floyd nga policia e Mineapolisit përpara disa ditësh.   Jordan theksoi se ngjarja e ka bërë tepër “të nervozuar dhe të dëshpëruar” dhe për më tepër ka ardhur t’i jepet fundit racizmit shtetëror amerikan.   “Jam thellësisht i pikëlluar, tepër i prekur […]

Legjenda e basketbollit, Michael Jordan ka reaguar ashpër pas vrasjes skandaloze të George Floyd nga policia e Mineapolisit përpara disa ditësh.

 

Jordan theksoi se ngjarja e ka bërë tepër “të nervozuar dhe të dëshpëruar” dhe për më tepër ka ardhur t’i jepet fundit racizmit shtetëror amerikan.

 

“Jam thellësisht i pikëlluar, tepër i prekur dhe shumë i nervozuar. E shikoj dhe ndiej dhimbjen, zemërimin dhe acarimin e secilit. Jam në krah të atyre që duan ta çrrënjosin racizmin nga populli jonë. Kemi përjetuar boll.

 

Nuk kam përgjigje, por zërat tanë të bashkuar tregojnë fuqi dhe aftësi për të mos u ndarë. Duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin, të tregojmë dhembshuri dhe të mos i kthejmë kurrë shpinën brutalitetit të pakuptimtë. Duhet të vazhdojmë të demonstrojmë paqësisht kundër padrejtësisë dhe të kërkojmë llogaridhënie. Zëri ynë i bashkuar duhet të ushtrojnë presion ndaj liderëve tanë për të ndryshuar ligjet ose të shfrytëzojmë të drejtën e votës për të ndryshuar sistemin. Secili duhet të bëhet pjesë e zgjidhjes dhe duhet të punojmë bashkë për të vendosur drejtësinë.

 

Zemra ime është bashkë me familjen e George Floyd dhe me të gjithë ata që vuajnë prej akteve brutale dhe të pakuptimta”, shkruan ish-ylli i Cikago Bulls.

 

Kujtojmë që në ngjarjen e rëndë dhe çnjerëzore, George Floyd për më shumë se 9 minuta iu bllokua frymëmarrja dhe më pas vdiq nga asfiksimi.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova