​Qeveria e Kosovës ndan nga 30,000 euro për familjet e 2 minatorëve të vdekur

​Qeveria e Kosovës ndan nga 30,000 euro për familjet e 2 minatorëve të vdekur

Dy minatorë, inxhinieri Haki Arifi e xehetari Idriz Gërbeshi, vdiqën sot nga shembja e dheut në horizontin e katërt, punishtja 24/9, në minierën e Artanës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur t’i ndihmojë familjet e tyre me nga 30.000 euro dhe bursë për fëmijët që po e ndjekin shkollimin, teksa djalit të madh të […]

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur t’i ndihmojë familjet e tyre me nga 30.000 euro dhe bursë për fëmijët që po e ndjekin shkollimin, teksa djalit të madh të Idrizit, 21-vjeç, do t’i ofrohet mundësi punësimi në minierë.

Pas lajmit për tragjedinë, në Artanë shkoi menjëherë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësministrin në detyrë të Mbrojtjes, Enver Dugolli dhe kryeshefin e KEK-ut Luigj Imeri.

Aty të pranishëm ishin edhe kryeshefi i Trepçës, Hysen Vrajolli, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Minierës së Artanës, Blerim Ymeri dhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku.

Qeveria e Kosovës i shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave.

Ndërkohë bëhet e ditur se nuk ka asnjë minator tjetër të ngujuar. Ekipi i mjekësisë ligjore, ai i FSK-së dhe i kërkim-shpëtimit të KEK-ut janë duke punuar për nxjerrjen e trupave të dy minatorëve nga miniera.

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike