66 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Burime për Top Channel bëjnë me dije se janë 66 të prekur me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ditën e djeshme u regjistruan 50 raste të reja dhe një humbje jete, ndërsa ministra e Shëndetësisë tha se rritja e rasteve ditore pozitive në javën e fundit lidhet me uljen e vigjilencës dhe […]
Burime për Top Channel bëjnë me dije se janë 66 të prekur me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ditën e djeshme u regjistruan 50 raste të reja dhe një humbje jete, ndërsa ministra e Shëndetësisë tha se rritja e rasteve ditore pozitive në javën e fundit lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore.
“E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur dhe mos i harroni kur dilni nga shtëpia. Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh“, thuhet në deklaratë.











