E rëndë: Policia amerikane vret gabimisht futbollistin 16-vjeçar

E rëndë: Policia amerikane vret gabimisht futbollistin 16-vjeçar

Një i ri amerikan nga Karolina e Veriut që u transferua në Meksikë për të realizuar ëndrrën e tij për të luajtur futboll, u qëllua për vdekje nga policia pasi e ngatërruan me një kriminel. Djali 16-vjeç i quajtur Alexander Martínez Gómez, po qëndronte para një lokali së bashku me shokët e tij për të […]

Një i ri amerikan nga Karolina e Veriut që u transferua në Meksikë për të realizuar ëndrrën e tij për të luajtur futboll, u qëllua për vdekje nga policia pasi e ngatërruan me një kriminel.

Djali 16-vjeç i quajtur Alexander Martínez Gómez, po qëndronte para një lokali së bashku me shokët e tij për të blerë një pije. Në mes të turmës ndodhej një një kriminel që po ndiqej nga policia. Njëri prej policëve e ngatërroi kriminelin me djalin dhe e gjuajti atë në kokë.

Qeveria e Acatlán de Pérez Figueroa tha në një deklaratë se oficeri i policisë është nën arrest për krimin që ka bërë.

Nëna e djalit Virginia Gómez, shpërndau një video në rrjetet sociale ku tregoi se djali i saj ishte me tre shokë para një lokali për të blerë një pije dhe pasi u qëllua në kokë, policia nuk i dha ndihmën e parë në vendngjarje.

Martínez Gómez u zhvendos në Meksikë për të ndjekur qëllimin e tij për të qenë një futbollist profesionist.

Gjatë ditës së funeralit të tij, shokët e ekipit, bënë të mundur reaizimin e golit të fundit të jetës së tij, transmeton oranews. Njëri nga shokët goditi topin fuqishëm në drejtim të arkivolit të Aleksandërit, ndërkohë në portë qëndronte një mik i tyre i përbashkët. Topi shkon në rrjetë ndërsa të gjithë miqtë bashkohen së bashku dhe përqafojnë arkivolin e mikut të tyre të ndjerë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova