E ardhmja është e ndritur: Orges Bunjaku në mesin e top talentëve zvicëran

Kampionati zviceran është i stërmbushur me shqiptarë ku çdo vit shpërthejnë talentët tanë. Këtë edicion ai që ka rënë më së shumti në sy është 18 vjeçari Orges Bunjaku, i cili po shkëlqen në elitën e futbollit zviceran. Mediumi i famshëm zviceran ‘bluewin.ch’ ka publikuar talentët më të mëdhenj të Superligës zvicerane në kuadër të […]
Këtë edicion ai që ka rënë më së shumti në sy është 18 vjeçari Orges Bunjaku, i cili po shkëlqen në elitën e futbollit zviceran.
Mediumi i famshëm zviceran ‘bluewin.ch’ ka publikuar talentët më të mëdhenj të Superligës zvicerane në kuadër të serisë Telecub ‘Rising Stars’, listë në të cilën bënë pjesë edhe Bunjaku, shkruan Periskopi.
Verën e kaluar, zvicerano-kosovari ishte bashkuar në skuadrën e FC Basel U21.
Bunjaku bëri debutimin e tij në fanellën kuqezi në shkurt dhe, arritja e shpejtë është akoma surreale për të: “Unë ende nuk mund ta besoj që jam në një ekip së bashku me lojtarët që unë i kam pasur model”, tha Bunjaku.

Fjalët e mira për kosovarin nuk i kurseu as trajneri Koller, i cili madje foli me optimizëm për të ardhmen e Bunjakut duke thënë se ai e ka personalitetin e atillë për t’u bërë dirigjent.
“Ai e di cfarë do dhe përpiqet ta zbatojë këtë në trajnim”.
“Ai ka personalitetin për të udhëhequr një ekip”, tha trajneri Koller.
Përndryshe, Bunjaku ka berë në total 3 paraqitje për Baselin dhe një asistim./Periskopi.com/












