Drita tregon se e ka seriozisht për titull – shpartallon Ferizajn dhe thellon distancën me vendin e dytë

Drita e ka mposhtur në shtëpi Ferizajn me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superligës së Kosovës në Futboll, shkruan Periskopi. Pas një pjese të parë pa gola, gjilanasit treguan dhëmbët në pjesën e dytë duke realizuar dy gola. Fillimisht, Kastriot Rexha qëlloi cakun nga penalltia për epërsinë e parë […]
Pas një pjese të parë pa gola, gjilanasit treguan dhëmbët në pjesën e dytë duke realizuar dy gola.
Fillimisht, Kastriot Rexha qëlloi cakun nga penalltia për epërsinë e parë të Dritës në minutën e 49-të, para se Astrit Fazliu të vuloste fitoren e nikoqirëve.
Me këto tri pikë, Drita përforcon lidershipin në kampionat me 52 pikë, pesë më shumë se Prishtina në vendin e dytë, por kryeqytetasit kanë një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Ferizaj mbetet në vendin e 10-të, me vetëm 25 pikë nga po aq ndeshje. /Periskopi.com/












