Diego Costa pajtohet me 6 muaj burg dhe gjobën prej 1.1 milion euro

Sulmuesi spanjollo-brazilian i Atlético Madridit, Diego Costa, ka nënshkruar këtë të enjte paktin me Prokurorinë e Madridit për të shmangur burgun, teksa akuzohet për krim fiskal, mashtrim me pagimin e taksave. Më konkretisht, ai akuzohet se nuk ka paguar më shumë se gjysmë milioni euro në pasqyrën e të ardhurave të vitit 2014. Ai ka […]

Sulmuesi spanjollo-brazilian i Atlético Madridit, Diego Costa, ka nënshkruar këtë të enjte paktin me Prokurorinë e Madridit për të shmangur burgun, teksa akuzohet për krim fiskal, mashtrim me pagimin e taksave. Më konkretisht, ai akuzohet se nuk ka paguar më shumë se gjysmë milioni euro në pasqyrën e të ardhurave të vitit 2014.

Ai ka ratifikuar marrëveshjen me organet e drejtësisë, teksa do të paguajë 36.000 euro për të zëvendësuar gjashtë muajt e burgut, që iu kërkua të bënte. Marrëveshja u arrit midis avokatit të futbollistit dhe prokurorit. Duke marrë parasysh se ai tashmë ka paguar 1.1 milionë euro, u arrit ky dakordim i ri. Gjithashtu, Diego Costa duhet të paguajë një gjobë prej 507.208 euro për shumën e mashtrimit.

Prokurori fillimisht kërkoi në aktakuzën e tij 6 muaj burg për një krim kundër Thesarit. Costa ka shkuar këtë mëngjes në selinë e Gjykatës Provinciale të Madridit, i shoqëruar nga avokatët e tij. Gjyqi u mbajt për disa minuta, sa futbollisti ratifikoi marrëveshjen përkatëse.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova