Deklaratë sensacionale nga Ranieri: Kampionat i falsifikuar dhe anormal, forcat madhore vendosën kështu

Deklaratë sensacionale nga Ranieri: Kampionat i falsifikuar dhe anormal, forcat madhore vendosën kështu

Në kohën kur të gjithë presin rinisjen e Serie A, ka nga ata si Claudio Ranieri që mendojnë se asgjë nuk ka më vlerë në këtë pikë, për sa i përket rezultateve. “Do të jetë një kampionat i falsifikuar, anormal, por duhet të përfundojë për shkak të forcave madhore. Kështu, ta mbyllim e kaq, na […]

Në kohën kur të gjithë presin rinisjen e Serie A, ka nga ata si Claudio Ranieri që mendojnë se asgjë nuk ka më vlerë në këtë pikë, për sa i përket rezultateve. “Do të jetë një kampionat i falsifikuar, anormal, por duhet të përfundojë për shkak të forcave madhore. Kështu, ta mbyllim e kaq, na presin dy muaj intensivë – ka thënë tekniku i Sampdorias -. E jona ishte një nga skuadrat më të goditura nga virusi: i shoh këta djem që e kanë më të vështirë se të tjerët të rikuperojnë, më parë nuk ishte kështu”.

Tekniku roman uron që tifozët të mund të kthehen sa më shpejt në stadium.

“Të rifillojmë e të shohim cdo ndodhë, pa tifozë do të jetë e tmerrshme. Publiku në një ndeshje futbolli është gjithcka. Të kesh tifozët pranë do të ishte e rëndësishme për të arritur shpëtimin. Shpresoj që shpejt mund të kthehen: të luash me dyer të mbyllura është si një spektakël teatral pa publik. Pastaj ne kemi avantazhin të kemi një stadium si Marassi ku tifozët janë në kontakt me fushën e bëjnë të ndihet prezenca”.

Sampdorian e pret një përplasje e dyfishtë shumë e fortë: në fillim rikuperimi me Inter e pastaj Roma. “Kalendari është i fortë, nëse shkon mirë e fillojmë menjëherë në formë. Duhet të përballemi me këto dy ndeshje me shpirt pozitiv, duke e ditur se luajmë kundër dy skuadrave të blinduara. Inter mu duk mirë në Kupën e Italisë, krijoi shumë, bëri shumë presing, qarkulloi topin me shpejtësi. Gjeti përballë vetëm një Ospina fantastik. Roma e Fonsecas? Më pëlqen si lëviz në fushë, si bën presing”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova