BBC Sport: Kolapson transferimi te Liverpooli, tash Chelsea fillon bisedimet për Timo Werner

Chelsea është në bisedime për transferimin e sulmuesit të RB Leipzigut, në një kthesë sensacionale ngjarjesh, raporton mediumi prestigjioz “BBC Sport”. 24-vjeçari gjerman ka qenë i lidhur me Liverpoolin dhe tha se ishte “krenar” me interesimin e “Të Kuqve”, transmeton Periskopi. Werner ka shënuar 25 gola në Bundesligë këtë sezon dhe 11 në 29 ndeshje […]
24-vjeçari gjerman ka qenë i lidhur me Liverpoolin dhe tha se ishte “krenar” me interesimin e “Të Kuqve”, transmeton Periskopi.
Werner ka shënuar 25 gola në Bundesligë këtë sezon dhe 11 në 29 ndeshje me Kombëtaren e Gjermanisë. Raportet sugjerojnë se klauzola e tij liruese është 60 milionë euro.
Olivier Giroud është sulmuesi i vetëm i gatshëm te Chelsea aktualisht, pasi top golashënuesi Tammy Abraham pësoi një dëmtim serioz në janar.
Muajin e kaluar francezi vazhdoi kontratën për një vit.
Në janar, Frank Lampardi ishte i lidhur me sulmuesin e PSG-së, Edinson Cavanin dhe Dries Mertensin e Napolit. /Periskopi.com/












