Arsenali mposhtet në mënyrë spektakolare nga Brightoni në kohën shtesë

Arsenali është mposhtur nga Brightoni me rezultat 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Premier League. Nicolas Pepe kaloi djelmoshat e Mikel Artetas në epërsi në minutën e 68-të, përmes një goli absolutisht brilant me efej nga një kënd i vështirë për të shënuar, shkruan Periskopi. Mirëpo, vetëm shtatë minuta më vonë, […]
Nicolas Pepe kaloi djelmoshat e Mikel Artetas në epërsi në minutën e 68-të, përmes një goli absolutisht brilant me efej nga një kënd i vështirë për të shënuar, shkruan Periskopi.
Mirëpo, vetëm shtatë minuta më vonë, nikoqirët barazuan përmes Dunk, i cili arriti ta bëjë topin ta kalojë vijën e portës me apo pa qëllim pas një rrëmuje të krijuar në zonë.
Krejt në fund, në minutën e pestë të kohës shtesë, Brightoni arriti të nxjerrë pikë të plota nga ndeshja, duke shënuar përmes Maupay.
Ishte një disfatë e dhimbshme për mysafirët, të cilët pozicionohen në vendin e nëntë në tabelën e Premier Leagues me vetëm 40 pikë, ndërsa Brightoni zë vendin e 15-të me 32 pikë. /Periskopi.com/












