Andi Zeiqir është ‘vrasës’ i vërtetë para portës: Shikoni supergolat dhe aftësitë e tij këtë sezon

Qendërsulmuesi i Lausannes, Andi Zeqiri së fundmi ka qenë në fokusin e medieve kosovare dhe zvicërane. Kjo pasi 20-vjeçari zgjodhi ta përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës në futboll, shkruan Periskopi. Sulmuesi i Lausanne, që deri më tani ka luajtur për Kombëtaren U21-të Zvicrës, ka pozuar me fanellën e Kosovës, në prani të kryetarit të FFK-së, Agim […]
Kjo pasi 20-vjeçari zgjodhi ta përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës në futboll, shkruan Periskopi.
Sulmuesi i Lausanne, që deri më tani ka luajtur për Kombëtaren U21-të Zvicrës, ka pozuar me fanellën e Kosovës, në prani të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.
Familjarët e tij madje kanë thënë se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, që luhet më 8 tetor të këtij viti.
Sidoqoftë, për ata që nuk janë shumë të familjarizuar me aftësitë e Zeqirit, Periskopi ju sjellë pamje nga golat dhe paraqitjet e tij fantastike me Lausannen, që bën gara në Challenge League – kategoria e dytë e futbollit zvicëran.
Zeqiri ka bërë 22 paraqitje në ligë me skuadrën këtë sezon, duke kontribuar me 12 gola e tri asistime.
I jashtëzakonshëm ka qenë edhe në Kupën e Zvicrës, ku ka shënuar pesë gola në katër paraqitje.
Më poshtë, golat dhe aftësitë e tij nga edicioni 2019/20. /Periskopi.com/












