AAK kapet me Natyra Kuqin pasi tha se koalicioni me ta ishte gabim

AAK kapet me Natyra Kuqin pasi tha se koalicioni me ta ishte gabim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i është përgjigjur zëdhënëses së Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, e cila sot ka deklaruar se kanë bërë gabim kur kanë lidhur koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Zëdhënësja e AAK-së, Diana Rugova ka thënë për Insajderin, se marrëveshja për koalicion parazgjedhor është arritur në pajtim dhe vullnet të […]

Zëdhënësja e AAK-së, Diana Rugova ka thënë për Insajderin, se marrëveshja për koalicion parazgjedhor është arritur në pajtim dhe vullnet të dy partive politike dhe se PSD nuk është ndëshkuar nga elektorati shkaku i tyre.

“Marrëveshja për koalicion parazgjedhor në mes të AAK-së dhe PSD-së për Zgjedhjet për Kuvend të Republikës së Kosovës 2019, është arritur me pajtim dhe vullnet të dy partive politike. PSD nuk është ndëshkuar për shkak të koalicionit me AAK”, ka thënë Rugova për Insajderin.

Ndërsa, duke komentuar deklaratën e Kuçit, që nuk janë votuar në zgjedhje, Rugova ka thënë se PSD-ja nuk ka arritur ta mobilizonte elektoratin e saj.

“Pas shkëputjes nga VV, është evidente se PSD nuk kishte arritur ta strukturonte bazën e vet politike në terren dhe ta mobilizonte elektoratin e saj”, ka deklaruar Rugova.

Natyra Kuçi sot gjatë ditës ka deklaruar se njëra ndër arsyet që kjo parti u “ndëshkua” duke mos u votuar në zgjedhjet e kaluara, ishte edhe koalicioni me AAK-në.

“Ishte gabim koalicioni që bëmë me AAK-në, pasi nuk përputhej me atë çka thirremi ne”, është shprehur Kuçi në Klan Kosova.

Kuçi ka thënë që ky koalicion ndodhi pasi PSD-ja ishte në fillimet e saj dhe nuk kishte struktura të forta.

“Elektorati jonë nuk e pranoi një vendim të tillë. U bënë disa arsye që nuk u votuam në zgjedhje”, ka pohuar ajo.

Marrëveshja për koalicion parazgjedhor në mes AAK-së dhe PSD-së, ishte arritur më 19 gusht të vitit të kaluar.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit