Videoja që ta ngrohë zemrën tregon ‘pse të gjithë duhet ta duan Messin’

Lionel Messi është një prej individëve më të talentuar në histori të sportit. Emri jashtëzakonisht i popullarizuar i tij nënkupton se ju mund të udhëtoni kudo nëpër botë, dhe të gjeni fëmijë duke luajtur me fanellën e tij, transmeton Periskopi. Kur jeni aq ikonik sa Messi – po flasim për gjashtë ‘Topa të Artë’ – […]
Emri jashtëzakonisht i popullarizuar i tij nënkupton se ju mund të udhëtoni kudo nëpër botë, dhe të gjeni fëmijë duke luajtur me fanellën e tij, transmeton Periskopi.
Kur jeni aq ikonik sa Messi – po flasim për gjashtë ‘Topa të Artë’ – ju jeni esencialisht një idhull dhe ambasador i asaj që përfaqësoni nëpër botë.
Sidoqoftë, ky është një rol të cilin Messi e përqafon me të dy duart, duke dërguar mesazhe të rëndësishme përmes sjelljes së tij me këmbë në tokë dhe punës.
Njejtë si rivali i tij, Cristiano Ronaldo, legjenda e Barcelonës është gjithashtu shumë i përfshirë në akte bamirësie.
Sipas “Evening Standard”, ai bëri një donacion prej 500 mijë eurove për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit në Argjentinë, më herët këtë muaj.
Krejt kjo anë e Messit përfshihet për mrekulli në videon e mëposhtme, e cila titullohet “pse të gjithë duhet ta duan Messin”. /Periskopi.com/












