Vdes nga koronavirusi babai i trajnerit të Aston Villës

Katër javë pas infektimit me koronavirus ka ndërruar jetë, babai i trajnerit të Aston Villës, Dean Smith. Klubi anglez ka njoftuar se Ron Smith, ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare. “Ron, i cili së fundmi ishte duke jetuar në një shtëpi kujdesi pas diagnostikimit me dementia para gjashtë vjetësh, u infektua me koronavirus para katër javësh […]
Katër javë pas infektimit me koronavirus ka ndërruar jetë, babai i trajnerit të Aston Villës, Dean Smith.
Klubi anglez ka njoftuar se Ron Smith, ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare.
“Ron, i cili së fundmi ishte duke jetuar në një shtëpi kujdesi pas diagnostikimit me dementia para gjashtë vjetësh, u infektua me koronavirus para katër javësh dhe pas një periudhë të shkurtër në spital vdiq pranë familjes së tij”, ka njoftuar klubi.
“Një tifoz prej shumë kohësh, Ron ishte roje në (stadiumin) ‘Villa Park’ për shumë vjet dhe përcolli dashurinë e tij për klubin te fëmijët e tij. Siç ishte i rregullt në ndeshjet në shtëpi, Ron ishte gjithashtu dëshmitar në ditët e lavdisë në maj të 1982-s kur Villa fitoi Kupën Evropiane në Roterdam”, thuhet tutje në këtë njoftim.












