Vazhdon ngritja e Kosovës, lë prapa 169 Kombëtare tjera

Vazhdon ngritja e Kosovës, lë prapa 169 Kombëtare tjera

Kosova renditet lartë në ranglistën e IHF-së Sukseset e fundit të ekipeve kombëtare të Kosovës në hendboll (meshkujt), kanë bërë që Federata e Hendbollit të Kosovës të mbajë pozitë të mirë në ranglistën e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF). Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) të mërkurën ka njoftuar për ranglistën e fundit të IHF-së, që […]

Sukseset e fundit të ekipeve kombëtare të Kosovës në hendboll (meshkujt), kanë bërë që Federata e Hendbollit të Kosovës të mbajë pozitë të mirë në ranglistën e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF).

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) të mërkurën ka njoftuar për ranglistën e fundit të IHF-së, që do të merret për bazë me rastin e transferimit të lojtarëve.

IHF-ja ka ndarë ekipet kombëtare të meshkujve në tri grupe, ndërsa për bazë janë marrë rezultatet në ngjarjet globale të viteve të fundit.

Të kujtojmë që Kosova verën e kaluar për herë të parë luajti në Botërorin e juniorëve në Spanjë. Ndërkohë Kombëtarja A në janar u rendit në vend të dytë në grup në kualifikimet për Botëror, duke lënë prapa Gjeorgjinë e Italinë. Këto dhe rezultatet tjera kanë bërë që Kosova të jetë në grupin e dytë, në atë të kombëtareve të zhvilluara.

Në grupin e top-kombëtareve janë vetëm 16 kombtaret më të mira në botë: Franca, Danimarka, Spanja, Kroacia, Norvegjia, Gjermania, Suedia, Hungaria, Egjipti,Sllovenia, Tunizia, Islanda, Rusia, Brazili, Portugalia, Maqedonia e Veriut.

Kosova është në grupin e dytë të ekipeve më të mira kombëtare, atyre të zhvilluara, ku bëjnë pjesë 24 kombëtare. Pra Kosova është në grupin që ndanë pozitat nga 17 deri në 40.

Kosova dhe kombëtaret tjera të grupit të zhvilluar i lënë prapa 169 ekipe kombëtare të grupit të tretë, të kombëtareve në zhvillim.

Është ky një sukses i ri i Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe ekipeve tona kombëtare që po ngriten në nivel gjithnjë e më të lartë. Por synimi është për avancim të mëtejmë. Rezultatet e fundit japin shpresë për këtë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova