Trajneri i Werderit: U detyrova ta largojë Rashicën shkaku i lëndimit

Trajneri i Werderit: U detyrova ta largojë Rashicën shkaku i lëndimit

Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt, ka zbuluar se u detyrua ta largojë Milot Rashicën nga loja herët në pjesën e dytë në fitoren kundër Schalke 04 në Bundesligë, për shkak të një shqetësimi që e kishte ndier ylli kosovar. Rashica kishte asistuar në golin e vetëm të triumfit të Werderit në pjesën e parë, […]

Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt, ka zbuluar se u detyrua ta largojë Milot Rashicën nga loja herët në pjesën e dytë në fitoren kundër Schalke 04 në Bundesligë, për shkak të një shqetësimi që e kishte ndier ylli kosovar.

Rashica kishte asistuar në golin e vetëm të triumfit të Werderit në pjesën e parë, por vetëm dhjetë minuta brenda pjesës së dytë, ai u detyrua ta braktisë fushën për shkak të një lëndimi në kofshën e majtë.

Trajneri Kohfeldt konfirmoi se Rashica u zëvendësua nga Davie Selke për shkak të një lëndimi, për të cilin ai shpreson se nuk do të jetë shumë i rëndë.

Derisa nuk mundi të tregojë për shkallën e lëndimit, Kohfeldt tha: “Shpresoj se nuk është diçka e rëndë”.

23-vjeçari nga Vushtrria është duke kaluar nëpër formë të dobët muajt e fundit dhe ka filluar të marrë kritika, në një kohë kur ka shumë thashetheme rreth të ardhmes së tij, pasi shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për të.

Rashica është ende në kërkim të golit në Bundesligë në vitin 2020.

Hera e fundit kur Rashica shënoi gol në Bundesligë, ishte në humbjen e Werderit 6:1 kundër Bayern Munich në dhjetor.

Tani ai është në një ecuri tejet negative prej 13 ndeshjeve pa shënuar gol në ligën elitare gjermane. Ai, megjithatë, i ka 7 gola dhe 5 asiste në 24 ndeshje këtë sezon në Bundesligë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova