Tërbohen tifozët e Arsenalit, fanellat e reja ‘me njolla gjaku’ i krahasojnë me veshje për Halloween

Nje pjesë e madhe e tifozëve të Topçinjve nuk janë aspak të kënaqur me fanellat e reja ta Arsenalit për sezonin 2020 – 2021. Madje kjo ka shkaktuar tërbim tek fansat në rrjetet sociale, duke e krahasuar fanellën me zombie, ose me trup që sapo është sulmuar nga një ari. “Është një veshje për […]
Nje pjesë e madhe e tifozëve të Topçinjve nuk janë aspak të kënaqur me fanellat e reja ta Arsenalit për sezonin 2020 – 2021.
Madje kjo ka shkaktuar tërbim tek fansat në rrjetet sociale, duke e krahasuar fanellën me zombie, ose me trup që sapo është sulmuar nga një ari.
“Është një veshje për Halloween?”, ka shkruar dikush.
“Ndoshta është për të trembur kundërshtarët dhe për të fituar në transfertë?”, ka komentuar dikush tjetër.
Të tjerë janë treguar më pak të mëshirshëm: “Do të dukemi si zombi dhe zombit humbasin gjithmonë në fund”.
Pas publikimit të fotografive të uniformës së re në faqen Footy Headlines, në rrjetet sociale kanë shpërthyer polemikat. Në fanellë ka disa shenja që duken shumë si gjak.
https://twitter.com/Footy_Headlines/status/1266250009357414404












