Të gjithë e kishim harruar këtë gol të Messit – Henry thotë se është më i miri që ka parë ndonjëherë nga ai

627. Ky është numri i golave që Lionel Messi ka shënuar për Barcelonën gjatë karrierës së jashtëzakonshme të tij, shkruan Periskopi. Me këtë numër golash, ai ka ngritur 34 trofe me klubin, përfshirë dhjetë tituj të La Ligas, katër tituj të Champions Leagues dhe gjashtë trofe të Copa del Rey. Por ndoshta më e rëndësishmja, […]
Ky është numri i golave që Lionel Messi ka shënuar për Barcelonën gjatë karrierës së jashtëzakonshme të tij, shkruan Periskopi.
Me këtë numër golash, ai ka ngritur 34 trofe me klubin, përfshirë dhjetë tituj të La Ligas, katër tituj të Champions Leagues dhe gjashtë trofe të Copa del Rey.
Por ndoshta më e rëndësishmja, Messi ka fituar gjashtë “Topa të Artë” duke e stabilizuar veten si lojtari më i mirë në histori.
Të zgjedhësh vetëm një gol – ose një moment – nga karriera e Messit është thjesht shumë, shumë e vështirë.
“Marca” ka listuar momentet e harruara të emrave si Messi, Cristiano Ronaldo, Zinedine Zidane, braziliani Ronaldo dhe Pele.
Momenti “i harruar” i Messit ishte goli i tij solo kundër Malagas.

Në filmin e vitit 2018, “Take The Ball, Pass thë Ball” – bazuar në periudhën prej katër viteve të Pep Guardiolas te Barcelona – Thierry Henry tha se është goli më i bukur që ka parë nga Messi.
“Goli më i bukur që kam parë ndonjëherë nga ai ishte kundër Malagas në shtëpi sepse ai kundërshtoi logjikën me atë që bëri,” tha Henry, i cili ishte në fushë me të.
“Top diagonal, e kontrollon me gjoks, vrapon me shpejtësi të plotë. Ikën lojtari i parë, i dyti është prapa. Ai bën një tjetër hap, ai lojtar mund ta spastrojë rrezikun.
“Nëse e ka topin në këmbën e majtë këtu, si mund të kthehesh me të njëjtën këmbë për ta prekur topin në ajër. Kjo nuk është normale.
Shikoni videon e mëposhtme nga minuta 2:20. /Periskopi.com/












