Skandal me stadiumin: Kompania turke e dërgoi Ministrinë e Sportit te përmbaruesi

Skandal me stadiumin: Kompania turke e dërgoi Ministrinë e Sportit te përmbaruesi

Në kohë pandemie, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit i janë marrë nga buxheti i saj 585 mijë e 450.68 euro nga Ministria e Financave dhe Transfereve, për kompaninë turke “Tabanlioglu”. Kjo kompani kishte bërë fizibilitetin e Stadiumit Kombëtar vitin e kaluar, për çka MKRS-ja kishte nënshkruar marrëveshjen me kompaninë turke për projektin, vlera e […]

Kjo kompani kishte bërë fizibilitetin e Stadiumit Kombëtar vitin e kaluar, për çka MKRS-ja kishte nënshkruar marrëveshjen me kompaninë turke për projektin, vlera e të cilit ishte 1 milion e 440 mijë euro. Por, për shkak se Ministria e Sportit nuk e kishte bërë me kohë pagesën e fundit, “Tabanlioglu” e kishte dërguar lëndën te përmbaruesi në nëntor të vitit të kaluar, pasi Ministria e Sportit hezitonte të paguante pjesën e fundit të obligimeve financiare që ishin përcaktuar në kontratë.

Ministria e Financave e ka ekzekutuar pagesën për kompaninë turke e cila e kishte hartuar projektin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës, duke marrë paratë e disa projekteve që i kishte planifikuar MKRS-ja transemton Periskopi.

Në një përgjigje me shkrim për “Sporti në KTV”, Ministria e Financave dhe Transfereve e ka pranuar se e ka kryer pagesën pas urdhrit që kanë marrë nga përmbaruesi.

“Në përputhje me nenin 40 të Ligjit për Menaxhimin e Financave dhe Përgjegjësive, vendimet e formës se prerë të gjykatave dhe përmbaruesve privatë ekzekutohen nga Thesari në MFT, në emër dhe për llogari të organizatës buxhetore debitore. Si pjesë e procedurës për ekzekutimin e pagesës është: në momentin e pranimit të urdhrit të formës së prerë, njoftohet organizata buxhetore, e që në këtë rast është njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Meqë urdhëresa e tillë është për ekzekutim, pas konsultimeve të nevojshme ligjore e njëjta është ekzekutuar në disa pjesë për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore”, thuhet në përgjigje.

Në muajin mars, MFT-ja pagoi 142 mijë e 363 euro, kurse në fillim të majit edhe pjesën tjetër, 443 mijë e 87 euro, mjete këto që i mori në buxhetin e MKRS-së, duke dëmtuar disa projekte të tjera që ishin planifikuar. Të gjitha mjetet janë derdhur në llogarinë e përmbaruesit, Bardh Tasholli, i cili për Kohavisionin thotë se i kanë ndjekur vetëm procedurat ligjore.

Borxhi i MKRS-së ndaj “Tabanlioglut” ishte 576 mijë euro si obligim i fundit i kontratës, por rreth 9 mijë e 450 euro janë paguar për shpenzimet procedurale përmbarimore.

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.

Por, në përgjigjet me shkrim është thënë se kanë kërkuar pezullimin e përkohshëm të “urdhrit për përmbarim”.

Megjithatë, MKRS-ja e kishte dërguar ankesën më 16 dhjetor 2019, 18 ditë më vonë nga dërgimi i lëndës së përmbaruesit.

Ministria e Sportit më tej ka shkruar se kanë kërkuar që të shtohet edhe një anek kontrate për të përmirësuar gabimin që është bërë, por nga kompania “Tabanlioglu”, edhe pse janë shprehur pro ndryshimit, nuk kanë ardhur asnjëherë të ndryshojnë kontratën.

MKRS-ja thekson se nuk ka informacion që është paguar tatimi nga kompania turke e cila e ka hapur biznesin në Kosovë, por kontrata që kishte me Ministrinë e Sportit nuk e obligonte të paguajë tatim.

Ministria e Sportit konfirmon se nuk do të paguajë asnjë tatim për këtë kontratë, pasi ligji nuk e obligon, ani pse në kontratë e kishte marrë përsipër.

Projekti total i kushtoi shtetit 1 milion e 440 mijë euro, e ku 10 për qind e kësaj shume, sipas ligjeve në Republikën e Kosovës, është dashur të paguhet tatim nga kompania e turke, por që kjo e fundit nuk e ka bërë, pasi nuk ishte e obliguar me kontratë.

Kosova humbi 144 mijë euro nga kontrata me “Tabanlioglun” dhe krahas kësaj shume nga buxheti i Ministrisë së Sportit u morën edhe rreth 9450 euro për shpenzimet përmbarimore si dhe mund të merren edhe rreth 25 mijë të tjera si kamatë-vonesë.

Përveç ish-ministrit Kujtim Gashi, kontrata mbante edhe nënshkrimin e sekretarit të MKRS-së, Veton Firzi, dhe zyrtares së prokurimit, Sebahate Boshnjaku, e po ashtu edhe të përfaqësuesit të “Tabanlioglut”. “Sporti në KTV” merr vesh se kontrata ishte përpiluar nga një ekspert i jashtëm i Ministrisë së Sportit.

Gabimin në kontratë e kishte pranuar edhe ish-ministri Kujtim Gashi.

Stadiumi Kombëtar i Kosovës është planifikuar të ndërtohet në Koroticë të Drenasit, por ende nuk ka filluar dhe nuk ka datë se kur do të ndodhë një gjë e tillë. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova