Reagon Strakosha – flet për koronavirusin: ‘Shyqyr zotit jam mirë’

Ditë me parë ish-futbollisti italian, Massimo Brambati doli me një deklaratë ku tregoj se portieri shqiptar, Thomas Strakosha nuk është lënduar por ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Sidoqoftë, gardiani shqiptar Strakosha ka mohuar këtë deklaratë të Brambatit, pas një intervistë në “Super Sport” ku tha se po ndjehet mir dhe se për këtë po merret […]
Ditë me parë ish-futbollisti italian, Massimo Brambati doli me një deklaratë ku tregoj se portieri shqiptar, Thomas Strakosha nuk është lënduar por ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Sidoqoftë, gardiani shqiptar Strakosha ka mohuar këtë deklaratë të Brambatit, pas një intervistë në “Super Sport” ku tha se po ndjehet mir dhe se për këtë po merret avokati i tij.
“Shyqyr Zotit jam mirë. Shpresoj që dhe ju të jeni mirë. Kur njerëzit flasin shumë, thonë edhe gjë tepër. Por kur bëhet fjala për shëndetin nuk është mirë të flasësh tepër. Radhën e ka avokati im të merret me këto gjëra. Unë jam mirë dhe po stërvitem normalisht”, u shpreh Strakosha.












