Reagon LeBron James pas vrasjes së burrit me ngjyrë nga polici

Reagon LeBron James pas vrasjes së burrit me ngjyrë nga polici

Kampionët e NBA nuk reshtin së manifestuari indinjatën e tyre për humbjen e jetës për shkak të mbytjes, në Minneapolis, të George Floyd, pasi ishte bllokuar në tokë nga policia. Tre prej tyre janë pushuar nga puna, por protestat nuk zbehen e LeBron James ka dashur të reagojë në Instagram, duke ripostuar foton me bluzën […]

Kampionët e NBA nuk reshtin së manifestuari indinjatën e tyre për humbjen e jetës për shkak të mbytjes, në Minneapolis, të George Floyd, pasi ishte bllokuar në tokë nga policia. Tre prej tyre janë pushuar nga puna, por protestat nuk zbehen e LeBron James ka dashur të reagojë në Instagram, duke ripostuar foton me bluzën që shkruan: “Nuk mund të marr frymë”: foto është e 2014 kur kërkoi të tërhiqte vëmendjen për fatin e Eric Garner që humbi jetën në rrethana të ngjashme me Floyd.

Mes 24 mijë komenteve në foton e postuar nga James, është edhe ajo e aktores Halle Berry: “Jam e nervozuar, nuk ka fjalë”. Një ditë më parë, fenomeni i LA Lakers, në rrjetet sociale, kishte shprehur neverinë e tij: “Zgjohu, e kuptove tani, apo nuk është e qartë akoma?”. Komente të tjera janë bërë nga Steve Kerr, trajneri i parë i Golden State e nga Stephen Jackson, kampioni i Nba në 2003 me San Antonio e mik personal (“ishte binjaku im”) i personit të vrarë nga policia.

Protestës i është bashkuar edhe Stephen Curry, ylli i Golden State, që me një postim të gjatë nën foton e Floyd shkruan, “nëse ky imazh nuk të shqetëson e nuk të nervozon, atëherë nuk di ctë them. George Floyd kishte një familje, nuk meritonte të vdiste, George ka kërkuar ndihmë dhe thjesht është injoruar, që do të thotë qartë se jeta e tij ‘negro’ nuk ishte konsideruar e rëndësishme. George është vrarë, e nuk ishte një qenie njerëzore për atë polic që, i ndërgjegjshëm, i mori jetën”.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova