Rashica me Werderin sot në aksion kundër Schalkes, Fortuna e Valon Berishës kundër Bayernit

Rashica me Werderin sot në aksion kundër Schalkes, Fortuna e Valon Berishës kundër Bayernit

Bundesliga gjermane sot (e shtunë) vazhdon me pesë ndeshje të vlefshme për xhiron e 29-të. Nga ora 15:30 janë në orar katër ndeshje, me Hertha Berlin që takohet me Augsburg, Mainz me Hoffenheim, Schalke me Werder Bremen dhe Wolfsburg me Eintracht Frankufrt. Ndeshja e fundit e ditës, është ajo mes Bayern Munich dhe Dusseldorf, e […]

Bundesliga gjermane sot (e shtunë) vazhdon me pesë ndeshje të vlefshme për xhiron e 29-të.

Nga ora 15:30 janë në orar katër ndeshje, me Hertha Berlin që takohet me Augsburg, Mainz me Hoffenheim, Schalke me Werder Bremen dhe Wolfsburg me Eintracht Frankufrt. Ndeshja e fundit e ditës, është ajo mes Bayern Munich dhe Dusseldorf, e planifikuar nga ora 18:30.

Në këto përballje, tifozët e futbollit në Kosovë kanë mundësinë të ndjekin dy yjet e ‘Dardanëve’, Milot Rashicën dhe Valon Berishën.

Rashica me Werderin e tij udhëton në ‘Gelsenkirchen’, për sfidën aspak të lehtë kundër Schalkes.

Shpresa më e madhe e Werder qëndron se në dy ndeshjet e fundit kanë arritur një fitore dhe një barazim, ndërsa kundërshtarët e tyre në pesë ndeshjet e fundit nuk dinë për fitore, duke u mundur katër herë, e duke arritur një barazim.

Ylli i Kosovës, Milot Rashica,  që është edhe golashënuesi më i mirë i Werder këtë sezon, ka vuajtur për gjetjen e formës më të mirë pas rifillimit të futbollit, teksa në Bundesligë nuk shënon nga 14 dhjetori i vitit të kaluar, por gjeti portën e Manuel Neuer në sfidën kundër Bayern Munich.

E pikërisht Bayern Munich, do të jetë kundërshtar i yllit tjetër të Kosovës, Valon Berishës, që vesh fanellën e Fortuna Dusseldorf.

Berisha në fitoren e fundit të Dusseldorf kundër Schalkes u paraqit për 81 minuta, pas kthimit nga lëndimi i pësuar në ndeshjen paraprake.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin