Pas raportimit të Periskopit, Albulena Haxhiu e pranon se ishte përfaqësuese e Faton Dalladakut

Pas raportimit të Periskopit, Albulena Haxhiu e pranon se ishte përfaqësuese e Faton Dalladakut

Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes para pak minutash ka publikuar një reagim të saj pas raportimit të Periskopit  se ajo ofertoi 300 mijë euro në emër të Faton Dalladakut, për blerjen e një toke, në vitin 2010. Haxhiu ka tentuar tenton të arsyetohet dhe minimizojë raportimin  me fakte, megjithatë e ka pranuar se ishte ndërmjetësuese e […]

Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes para pak minutash ka publikuar një reagim të saj pas raportimit të Periskopit  se ajo ofertoi 300 mijë euro në emër të Faton Dalladakut, për blerjen e një toke, në vitin 2010.

Haxhiu ka tentuar tenton të arsyetohet dhe minimizojë raportimin  me fakte, megjithatë e ka pranuar se ishte ndërmjetësuese e Faton Dalladakut në këtë rast.

Haxhiu, e cila sot është Ministre e Drejtësisë nga radhët e Vetëvendosjes, ishte personalisht e autorizuar nga Faton Dalladaku për të ofertuar në AKP për blerjen e një toke prej 14.1554 hektarësh në Suhadoll të Lipjanit.

Lexojeni reagimin e plotë në Facebook:

Disa portale paskan publikuar një dokument ku ishte emri im dhe lajmit i ishte dhënë aso kuptimi që të aludohej se ishte ndonjë krim apo skandal.

Për sqarim të opinionit publik ky dokument është i mbi 10 viteve kur unë e kam vendosur emrin tim në cilësinë e përfaqësueses ligjore të asaj kompanie aso kohe dhe për më tepër është dokument i shkruar dhe evidentuar, nuk ka asgjë sekrete e të fshehur aty.

E kuptoj luftën e egër të zhvatësve nëpërmjet portaleve të caktuara që tentojnë që çdo punë ligjore të tentohet të përkthehet si punë kundërligjore.

E kuptoj edhe luftën speciale të këtyre zhvatësve me qëllim të njollosjes së integritetit tim.

Pavarësisht kësaj, unë do t’i shkoj deri në fund punës time të ndershme pavarësisht sfidave.

Zhvatësit kot e kanë sepse sulmet e tilla nuk na ndalin.

Dhe në fund sa i përket ish drejtorit të Agjensionit Rrahim Rama, tashmë kam bërë padi kundrejt tij. Me të do ballafaqohem në Gjykatë.

Por po ashtu do bëjmë njoftim për policinë për gjitha shkeljet që ka bërë gjatë kohës sa ishte drejtor në këtë Agjension.

 

Të ngjashme
Autoritetet maqedonase për aksidentin ku vdiqën 3 kosovarët: Po hetojmë, s’është e vërtetë që po ndiqeshin nga dikush

Autoritetet maqedonase për aksidentin ku vdiqën 3 kosovarët: Po hetojmë, s’është e vërtetë që po ndiqeshin nga dikush

Listat në Serbi për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Sopi: Mos kaloni në territorin serb

Listat në Serbi për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Sopi: Mos kaloni në territorin serb

Sot u jepet lamtumira e fundit tre vushtrriasve që vdiqën në aksident në Maqedoninë e Veriut

Sot u jepet lamtumira e fundit tre vushtrriasve që vdiqën në aksident në Maqedoninë e Veriut

Dramë në një hotel në Spanjë, mbi 60 turistë përfundojnë në spital pas helmimit me gaz

Dramë në një hotel në Spanjë, mbi 60 turistë përfundojnë në spital pas helmimit me gaz

Tragjike: 3-vjeçari humb jetën pasi ra në një pellg uji

Tragjike: 3-vjeçari humb jetën pasi ra në një pellg uji

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Rrahmani me fjalë të mëdha për Allegrin

Rrahmani me fjalë të mëdha për Allegrin

Bilanc tragjik në rrugët e Kosovës, aksidentohet për vdekje 52-vjeçari në Suharekë

Bilanc tragjik në rrugët e Kosovës, aksidentohet për vdekje 52-vjeçari në Suharekë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

“Ishin fshehur në paleta bananesh” – Kapet kokainë në Itali, brenda pakove flamuri serb

“Ishin fshehur në paleta bananesh” – Kapet kokainë në Itali, brenda pakove flamuri serb

LVV thotë se s’ka unitet për Vjosa Osmanin presidente: I kemi disa emra konsensualë

LVV thotë se s’ka unitet për Vjosa Osmanin presidente: I kemi disa emra konsensualë

Këshilltarja e Sekretarit të OKB-së dhe një zyrtar i lartë i Këshillit të Evropës shpërndajnë artikullin kritik për Gjykatën Speciale

Këshilltarja e Sekretarit të OKB-së dhe një zyrtar i lartë i Këshillit të Evropës shpërndajnë artikullin kritik për Gjykatën Speciale

OVL-UÇK kujton dëshmorët e rënë në korrik: Sakrifica e tyre është amanet për brezat

OVL-UÇK kujton dëshmorët e rënë në korrik: Sakrifica e tyre është amanet për brezat