Pal Lekaj: Më vie keq, më vie për ‘shokun’ Kurti

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka folur lidhur me verdiktin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Lekaj në një prononcim për Periskopin tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbron demokracinë e vendit. ‘’Po Gjykata Kushtetuese ka marr një vendim që mbron Demokracinë dhe Republikën e Kosovës, si Demokraci Parlamentare. Pra nuk është […]
Lekaj në një prononcim për Periskopin tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbron demokracinë e vendit.
‘’Po Gjykata Kushtetuese ka marr një vendim që mbron Demokracinë dhe Republikën e Kosovës, si Demokraci Parlamentare. Pra nuk është asnjë parti a individ, qoftë ai edhe kryeministër në detyrë mbi Parlamentin si instanca më e lartë përfaqësuese e shtetit të Kosovës. Aktvendimi i Kushtetueses i hapë rrugën krijimit të institucioneve fuqiplota dhe që do të jenë të përgjegjshme e më përgjegjësi për vendin e ndaj vendit. Dhe për fund, me vie keq, me vie për “shokun” Kurti!!’’, përfundon Lekaj.
Gjykata Kushtetuese sot i ka dhënë të drejtë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi sa i përket dekretit të tij për kandidatin e LDK-së për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, dekreti i presidentit Thaçi është në përputhje me Kushtetutën./PERISKOPI/











