Nuk ka rëndësi më kush është mysafir e kush vendës, Bundesliga e konfirmon këtë

Nuk ka rëndësi më kush është mysafir e kush vendës, Bundesliga e konfirmon këtë

Rifillimi i Bundesligës, me vetëm 3 fitore vendase, 7 barazime e 12 suksese të miqve në 22 ndeshje të luajtura deri tani, duket se sugjeron që dyert e mbyllura kanë zhdukur faktorin fushë. Një studim i Universitetit të Reading e të shkollës së menaxhimit në Dusseldorf Otto Beisheim, mbi efektet që mund të ketë turma […]

Rifillimi i Bundesligës, me vetëm 3 fitore vendase, 7 barazime e 12 suksese të miqve në 22 ndeshje të luajtura deri tani, duket se sugjeron që dyert e mbyllura kanë zhdukur faktorin fushë.

Një studim i Universitetit të Reading e të shkollës së menaxhimit në Dusseldorf Otto Beisheim, mbi efektet që mund të ketë turma në sjelljet e futbollistëve e të arbitrave, konfirmon se pa tifozë, kush luan në shtëpi, humbet më shumë se dicka.

Janë marrë në konsideratë ndeshjet me dyer të mbyllura të luajtur në kupat europiane e në ligat kryesore kontinentale nga 2002/03: janë 161 në total.

Për sa i përket rezultatit në fushë, del se me publik në 46% të rasteve fiton skuadra e shtëpisë, pa publik të dhënat ulen në 36%… ai 10% më pak fitore të brendshme tranformohet në pjesën më të vogël në barazime (2%) e gati plotësisht në fitore të skuadrave jashtë shtëpisë, që kalojnë nga 26 në 34%… Të dhënat e golave të bërë, sugjerojnë se pa nxitjen e tifozëve të tyre, skuadrat e shtëpisë shënojnë më pak: nga 1,45 gola për ndeshje, mesatarja zbret në 1.23. Nuk është se influencohet shumë ndërkohë pozitivi i golave të miqve.

Pjesa e Bundesligës e luajtur deri tani rrit tendencën: 13,6 % fitore të brendshme, 31,8 % barazime e 54,6 % suksese në transfertë. Përsa i përket arbitrave, nëse nga njëra anë shifrat nuk sugjerojnë një influencë të madhe të faktorit ambjental në makro-vendime (penallti, kartona të kuq), nga ana tjetër ato thonë se kartonat e verdhë për miqtë kalojnë nga 2.28 për ndeshjet me tifozë, në 1.90 me dyer të mbyllura. Një rënie e dallueshme…

Kështu, priten ndeshje më të ekuilibruara. Përtej vlerave teknike, e tregojnë numrat: kush ka stadiumet më të nxehtë rrezikojnë të humbasin më shumë. E Borussia e djeshme ishte dëshmia.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova