Në Britani presin që meçi Joshua-Fury ta rimëkëmbë ekonominë e vendit

Promoteri i njohur i boksit, Eddie Hearn shpreson që Qeveria do të ndihmojë në organizimin e meçit mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt në Britani, sepse do ta rimëkëmbte ekonominë. Vendi është duke shkuar drejt një krize financiare, për shkak të pandemisë së koronavirusit, transmeton Periskopi. Hearn beson se organizimi i një eventi të kësaj […]

Vendi është duke shkuar drejt një krize financiare, për shkak të pandemisë së koronavirusit, transmeton Periskopi.

Hearn beson se organizimi i një eventi të kësaj magnitude mund t’i sjellë vendit shumë para dhe do të ishte mundësi e artë për këndelljen e ekonomisë britanike.

Dhe ai beson që edhe Qeveria ta shikojë këtë me të njëjtin sy.

“Do të dëshiroja të shihja një prej meçeve në Britani… Po shpresoj se ndoshta Qeveria do të thotë: ‘Duhet të sigurohemi që ky meç të zhvillohet këtu, kështu që do të ndihmojmë në financim’.

“Nuk ka të bëjë vetëm me meçin, ka të bëjë me atë që do t’i bënte ekonomisë.”

Para se të tilla plane të fillojnë të materializohen, megjithatë, të dy boksierët kanë punë tjera.

Fury duhet ta kalojë edhe njëherë pengesën ‘Deontay Wilder’, i cili do ta shfrytëzojë të drejtën e tij për një meç të tretë, ndërsa Joshua do të ndeshet me sfiduesin e natyrshëm, Kubrat Pulev. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova