Menaxhmenti i RTK-së i reagon zëdhënësit të Qeverisë Kurti: Na lini të punojmë

Menaxhmenti i RTK-së e ka parë me shqetësim reagimin e zëdhënësit të qeverisë Perparim Kryeziu në lidhje me një kronikë të transmetuar në edicionin e mbrëmshëm të lajmeve. Kronika është e realizuar në mënyrë profesionale dhe me burimet e duhura për një kronike lajmesh. RTK nuk ka shpërfillur asnjë standard profesional në këtë kronike. Per […]
Kronika është e realizuar në mënyrë profesionale dhe me burimet e duhura për një kronike lajmesh.
RTK nuk ka shpërfillur asnjë standard profesional në këtë kronike. Per çdo shkelje të supozuar qeveria do tëe duhej t’i drejtohej Komisionit të Pavarur të Medieve.
Thirrja me qellim frikesimi ndaj gazetarit të RTK-së nga zëdhënësi i qeverisë është e papranueshme dhe shkelë çdo parim etik dhe profesional.
RTK kërkon nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës të reagojë ndaj kësaj ndërhyrjeje dhe njëherit i bën thirrje qeverisë që të mos e pengojë fjalën e lirë të medieve por të luftojë që përmes ligjeve ajo të mbrohet.
RTK për këtë ndërhyrje do të njoftojë edhe Federatën Evropiane të Gazetareve dhe Reporteret pa Kufij si dhe Rrjetin e Transmetuesve Evropian.
Ashtu siç e kemi potencuar vazhimisht ne thjeshtë raportojmë dhe nuk jemi palë.
Ndërkohë, ky ishte reagimi i z.Kryeziu:











