Mario Balotelli lirohet nga klubi pas përleshjes me presidentin e klubit dhe mungesës në stërvitje

Mario Balotelli pritet të lirohet nga kontrata me Brescian, pas një mosmarrëveshjeje me presidentin e klubit, Mssimo Cellino, sipas raporteve. Pavarësisht se ai ende kishte edhe dy vite në kontratën e tij, thuhet se klubi dhe lojtari janë të gatshëm të ndajnë rrugët, transmeton Periskopi. Sipas “Mail”, Brescia dhe Balotelli kanë arritur marrëveshje të përbashkët […]
Pavarësisht se ai ende kishte edhe dy vite në kontratën e tij, thuhet se klubi dhe lojtari janë të gatshëm të ndajnë rrugët, transmeton Periskopi.
Sipas “Mail”, Brescia dhe Balotelli kanë arritur marrëveshje të përbashkët për t’i dhënë fund kontratës në fund të edicionit.
Raportet nga Italia potencojnë se ish-sulmuesi i Manchester Cityt nuk shkoi në stërvitjet e klubit për dhjetë ditë, pas një mosmarrëveshjeje me Cellinon.
Balotelli ia la fajin problemeve me stomakun për mungesën, sipas “ANSA”, por u kap duke punuar i vetëm para rikthimit në grup të mërkurën.
Mirëpo, trajneri, Diego Lopez kreu stërvitjen dhe Balotelli nuk ishte prezent.
Brescia duket e destinuar për të rënë në Serie B pasi të kompletohet ky sezon, derisa nëntë pikë e ndajnë atë nga zona e shpëtimit. /Periskopi.com/












