Maradona: ‘Në kohën kur unë luaja futboll fairplay nuk ekzistonte, të shkelmonin si gomarin’

Maradona: ‘Në kohën kur unë luaja futboll fairplay nuk ekzistonte, të shkelmonin si gomarin’

Maradona, gjatë një Instagrami “live” ka kujtuar 35-vjetorin e ndeshjes kundër Venezuelës, e vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës ’86. “Ishte ndeshja ime e parë zyrtare, pas Botërorit ‘82. Në ato gati tri vite mungesë, unë kalova hepatitin, një frakturë të këmbës dhe disa probleme të tjera. Para se të fillonin ndeshjet e FIFA-s, […]

Maradona, gjatë një Instagrami “live” ka kujtuar 35-vjetorin e ndeshjes kundër Venezuelës, e vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës ’86.

“Ishte ndeshja ime e parë zyrtare, pas Botërorit ‘82. Në ato gati tri vite mungesë, unë kalova hepatitin, një frakturë të këmbës dhe disa probleme të tjera. Para se të fillonin ndeshjet e FIFA-s, ishin klubet, ato që kishin pasaportat e lojtarëve. Federatat nuk ishin të detyruara t’i tërhiqnin ato. Kjo ishte një goditje tjetër. Një botë tjetër.

 

Kur arrita në Venezuelë, një person më goditi në gju, sapo hyra në hotel. Sot nuk mund të ndodhë diçka e tillë. Kjo është arsyeja pse u them gazetarëve, të cilët sot bëjnë një mijë krahasime, një mijë statistika me ata që mendojnë se kanë zbuluar futbollin. Në futboll nuk bëhen dot krahasime të tilla epokash. Atëherë nuk ishte si tani. Ishte gjithçka ndryshe. Fushat, topi, paratë, gjyqtarët, trajnimet, stërvitjet, mjekësia, gazetaria, media, transporti, hotelet, pjesa tjetër…

 

“Fair play” nuk ekzistonte, asokohe të shkelmonin si gomarin. Nëse nuk do të ishte Kupa e Botës, nuk mund të flitej për parajsën. Kjo është arsyeja pse Bilardo, gjatë viteve të para, bashkoi një ekip kombëtar me lojtarët që luanin në Argjentinë. Nuk kishte “europianë”. Passarella, Burruchaga dhe Valdano, gjithashtu, u përjashtuan. Ata nuk u lejuan të vinin në kombëtare. Përkundër gjithë kësaj, dua t’ju them se nuk u largova kurrë nga kombëtarja. Unë kurrë nuk e hoqa fanellën time nga ekipi. Mos gënjeni njerëzit. Mos lejoni që karantina t’ju godasë, sepse, edhe kur nuk kam qenë atje, në kombëtare, 10 ka qenë gjithmonë e imja”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova