Kurti njofton për liberalizimin e ri të masave që hyn në fuqi nga 1 qershori

Kryeministri Kurti në një konferencë për media në Qeveri ka bërë me dije për lehtësimin e ri të masave kundër koronavirusit që do të hynë në fuqi prej ditës së nesërme, më 1 qershor. Kurti përshëndeti respektimin e masave nga qytetarët e vendit ndërkohë që tha se ky vendim nuk nënkuptonte “liberalizim absolut” të masave. […]
Kurti përshëndeti respektimin e masave nga qytetarët e vendit ndërkohë që tha se ky vendim nuk nënkuptonte “liberalizim absolut” të masave.
Ai deklaroi më tej se do të shfuqizoheshin masat ndaj aktiviteteve të fazës së tretë, që përfshinin edhe çlirimin nga këto masa të restoranteve, kafeterive, bareve, çerdhet dhe kopshtet (për moshat 0-5 vjeç, prej datës 8 qershor), e po ashtu do të hapeshin kufijtë kryesorë tokësorë, shkruan Periskopi.
Pas një jave, ai deklaroi se do të shqyrtohej edhe çlirimi i transportit ajror.
Edhe këto masa thuhet të jenë rekomanduar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK).
Po ashtu, Kurti iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të mbajnë distancën dhe të jenë të kujdesshëm. /Periskopi











