Ja don, Jadonit: Sancho shënon tre gola, Dortmund fiton 1-6

U zhvillua ndeshja Paderborn – Dortmund, në kuadër të javës së 29’të të Bundesligës gjermane, ndeshje kjo mjaft interesante dhe me shumë gola, shkruan Periskopi. Në pjesën e parë nuk u shënua asnjë gol, teksa në të dytën shpërthyen. Të parët që shënuan ishin ‘Verdhezinjët’, duke kaluar në epërsi me golin e belgut Hazard. Tre […]
U zhvillua ndeshja Paderborn – Dortmund, në kuadër të javës së 29’të të Bundesligës gjermane, ndeshje kjo mjaft interesante dhe me shumë gola, shkruan Periskopi.
Në pjesën e parë nuk u shënua asnjë gol, teksa në të dytën shpërthyen.
Të parët që shënuan ishin ‘Verdhezinjët’, duke kaluar në epërsi me golin e belgut Hazard. Tre minuta më vonë për dy me zero shënoi Sancho, i cili shënoi hattrick.
Ndërsa për 1 me 4 shënoi Hummels dhe, për ta bërë këtë fitore sa më bindëse në minutën e 89 shënoi Schmelzer. Teksa për t’ia dhënë vulën rrjetën e gjeti përsëri Sancho në minutat e lojës shtesë.
Golin e vetëm për ekipin që gjendet në pozitën e fundit në tabelë e shënoi, Hunemeier, edhe atë nga penalltia.
Kështu Dortmundi doli fitues me rezultat 1 me 6, duke grumbulluar plot 60 pikë. /Periskopi.com












