Harrojeni Liverpoolin e Manchester Unitedin, një tjetër klub i Premier Ligës po ‘çmendet’ pas Wernerit

Mediumi prestigjioz gjerman, ‘Bild’, bën të ditur se drejtuesit e klubit anglez, Chelsea, kanë autorizuar mbrojtësin e klubit, gjermanin, Antonio Rudiger që të angazhohet për ta bindur bashkëlojtarin e kombëtares së tij, yllin e skuadrës nga Bundesliga, Timo Werner, t’i bashkohet ekipit të Lampardit. Werner, 24 vjeç, tashmë ka shënuar 30 gola në 38 paraqitje […]
Mediumi prestigjioz gjerman, ‘Bild’, bën të ditur se drejtuesit e klubit anglez, Chelsea, kanë autorizuar mbrojtësin e klubit, gjermanin, Antonio Rudiger që të angazhohet për ta bindur bashkëlojtarin e kombëtares së tij, yllin e skuadrës nga Bundesliga, Timo Werner, t’i bashkohet ekipit të Lampardit.
Werner, 24 vjeç, tashmë ka shënuar 30 gola në 38 paraqitje për skuadrën e Bundesligës, shkruan Periskopi.
Ndërsa, kujtojmë se sulmuesi i Leipzigut po kërkohet me ngulm nga skuadrat angleze, si Manchester United dhe Liverpool e Chelsea. /Periskopi.com












