FFK i njofton gazetarët e sportit: Të gjithë keni qasje në stadiume por duke i respektuar udhëzimet

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar të gjithë gazetarët e sportit se qasja në stadiume, përkatësisht ndjekja e ndeshjeve nga afër, do të bëhet njësoj siç ka qenë deri para fillimit të pandemisë. Mirëpo, FFK-ja vë theksin te domosdoshmëria e ndjekjes së udhëzimeve të IKShPK-së, si dhe procedurave të tjera të njohura të […]

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar të gjithë gazetarët e sportit se qasja në stadiume, përkatësisht ndjekja e ndeshjeve nga afër, do të bëhet njësoj siç ka qenë deri para fillimit të pandemisë.

Mirëpo, FFK-ja vë theksin te domosdoshmëria e ndjekjes së udhëzimeve të IKShPK-së, si dhe procedurave të tjera të njohura të akreditimit.

Ja njoftimi i plotë:

Të nderuar,

Federata e Futbollit e Kosovës ju njofton se gjatë vazhdimit të garave në ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës dhe të Ipko Superligës, ashtu si deri më tash do të keni mundësi qasjeje në stadiume, por duke e respektuar procedurën për akreditim, si dhe duke i respektuar në përpikëri udhëzimet që janë të parapara nga IKSHPK, për masat mbrojtëse dhe mbajtjen e distancës në luftën kundër Covid-19.

Gazetarët / kameramanët / fotoreporterët duhet që paraprakisht të bëjnë akreditimin te klubi që e zhvillon ndeshjen si vendës, së paku deri një ditë para ndeshjes në orën 12:00). Po ashtu, duhet të keni parasysh të respektoni transmetuesin e ndeshjeve sikurse deri më tash dhe të mos bëheni pengesë në punën e tij, qoftë gjatë ndeshjes apo pas ndeshjes në marrjen e deklaratave nga protagonistët.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova