Federer është sportisti më i paguar në botë

Federer është sportisti më i paguar në botë

Tenisti Roger Federer është sportisti më i paguar në botë për vitin 2020, pasi pandemia COVID-19 e ka rrëzuar futbollistin Lionel Messi nga pozita e parë. Lista vjetore e Forbes është publikuar të premten. Ylli i tenisit nga Zvicra, Federer, ka fituar 106,3 milionë dollarë në 12 muajt e fundit, duke përfshirë 100 milionë përmes […]

Tenisti Roger Federer është sportisti më i paguar në botë për vitin 2020, pasi pandemia COVID-19 e ka rrëzuar futbollistin Lionel Messi nga pozita e parë. Lista vjetore e Forbes është publikuar të premten.

Ylli i tenisit nga Zvicra, Federer, ka fituar 106,3 milionë dollarë në 12 muajt e fundit, duke përfshirë 100 milionë përmes marrëveshjeve reklamuese. Federer ka përparuar katër pozita dhe është bërë i pari i sportit të tij që del në krye të listës.

Futbollistët Cristiano Ronaldo (105 milionë dollarë), Messi (104) dhe Neymar (95.5) si dhe basketbollisti amerikan LeBron James (88,2) zënë vend në pesëshen e parë.

“Pandemia e koronavirusit ka bërë që të ketë ulje të pagave për yjet e futbollit, Messi dhe Ronaldo, duke hapur rrugën që një tenist të renditet si sportisti më i paguar në botë, për herë të parë”, ka thënë Kurt Badenhausen, redaktor në Forbes.

Japonezja Naomi Osaka (37,4 milionë dollarë), që renditet e 29-ta në listë, tejkaloi tenisten tjetër Serena Williams (36 milionë dollarë) si sportistja më e paguar në botë. Osaka dhe Williams janë të vetmet në listë.

Basketbollistët dominojnë në 100 më të paguarit. Janë 35 basketbollistë në listë. Futbolli amerikan zë 31 vende. Në listë janë 14 futbollistë, tenisi i ka gjashtë vende, boksi dhe MMA-ja nga pesë, golfi katër, motoçiklizmi tre dhe bejsbolli dhe kriketi nga një.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova