Duhanpirësit janë më pak joshës

Duhanpirësit janë më pak joshës

Është dëshmuar shkencërisht se njerëzve u duken duhanpirësit më pak tërheqës sesa ata që nuk pinë duhan. Studimi i kryer nga hulumtues të Universitetit të Bristolit, kishte përfshirë 500 pjesëmarrës të cilëve u ishin prezantuar fytyra me binjakë identikë, transmeton Telegrafi. Dy qëllimet kryesore të këtij hulumtimi kishin qenë të zbulonin se a është e […]

Është dëshmuar shkencërisht se njerëzve u duken duhanpirësit më pak tërheqës sesa ata që nuk pinë duhan.

Studimi i kryer nga hulumtues të Universitetit të Bristolit, kishte përfshirë 500 pjesëmarrës të cilëve u ishin prezantuar fytyra me binjakë identikë, transmeton Telegrafi.

Dy qëllimet kryesore të këtij hulumtimi kishin qenë të zbulonin se a është e mundur të kuptohet vetëm duke e shikuar dikë në fytyrë se a pinë duhan, dhe se a ndikon duhanpirja në atë se sa joshës është një person.

Ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në pamjen fizike të një personi, duke përfshirë moshën, gjininë dhe ambientin. Prandaj, në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të sakta, hulumtuesit kanë eksperimentuar vetëm me binjakë identikë, të cilët kishin pasur të njëjtin material gjenetik, shumë aspekte të njëjta ambientore, etj.

Rezultatet kishin qenë mjaft mbresëlënëse, ku pjesëmarrësit 70 për qind të kohës ia kishin qëlluar se cili person kishte qenë duhanpirës, ndërsa edhe meshkujt edhe femrat i kishin zgjedhur personat të cilët nuk kishin qenë konsumues të duhanit si më joshës.

Hulumtuesit besojnë se këto zbulime mund të shërbejnë si instrument për promovimin e lënies së duhanit, e në veçanti te të rinjtë.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve